MASHTI jep 70 bursa për nxënësit në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

by informim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është marrë vendimi që të ndahen 70 bursa për nxënësit në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike.

Sipas saj, një vendim i tillë është marrë me qëllim që t’i mbështesë nxënësit e këtyre profileve të rëndësishme për tregun e punës.

Bëhet e ditur se vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor, ndërsa 40 prej këtyre bursave do të jepen për drejtimet deficitare dhe 30 për ato teknike.

Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat. Bursat për drejtimet deficitare: Teknik për dizajnin e mediave interaktive, Instalues elektrik, Veterinë, Mekatronikë, asistent i turizmit dhe udhëtimeve, përpunimi i drurit/zdrukthtar, dhe hortikulturë.

“Bursat për vajza në drejtimet teknike: Metalpunues, instalues elektrik, instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit, automekanik, teknologjia e riciklimit, teknik i sistemeve të TIK-ut”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/856339936052510?ref=embed_post

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy