Partia Demokratike zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar

by engel

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar, ku priten të miratohen ndryshime statutore dhe të votëbesohet Këshilli i ri Kombëtar.

Delegatët e Kuvendit të PD-së kanë nisur të grumbullohen në ambientet e Pallatit të Sportit Asllan Rusi.

banner

Gazetari, i Euronews Albania Ardit Hoxha, bëri me dije nga ambientet ku do të mbahet Kuvendi se të pranishëm në të do të jenë 5 mijë delegatë të PD-së.

Si fillim Kuvendi pritet të fillojë me fjalën e disa të rinjëve dhe pas tyre do të ketë fjalën kryetari Lulzm BashaLulzim Basha.

Por çfarë pritet të ndryshohet në statut?

Ndryshimet stature që pritet të miratohen në Kuvend prekin dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, ku sipas statutit të ri, kur PD nuk është shumicë qeverisëse, krytari i partisë është dhe kreu i grupit parlamentar.

Në këtë mënyrë pas miratimit të ndryshimeve në statut Basha pritet të jetë dhe kryetar i PD, por dhe kryetar i grupit parlamentar.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË

1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave

3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.

4) Grupi Parlamentar i PDSH-së: a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të PDSH-së; b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;

5) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë. (Burimi: Euronews Albania)

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy