Me golat e vonshëm me lojtarët Declan Rice dhe Gabriel Jesus, Arsenali arriti një fitore të bujshme 3-1 ndaj Manchester United në Premier League.
Rajs bëri një gjuajtje në shtyllën e afërt në minutën e gjashtë të kohës shtesë dhe Jesus më pas shënoi një gol madhështor për të vulosur tre pikët.
Fillimisht Marcus Rashford i dha epërsinë United në minutën e 27-të, duke goditur në një kundërsulm, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë sepse Martin Odegaard shënoi golin e barazimit të Arsenalit vetëm më pak se një minutë më vonë.
Arsenalit iu dha një penallti në mes të pjesës së dytë kur Kai Havertz u rrëzua në zonë, por gjyqtari Anthony Taylor ndryshoi mendje pasi kontrolloi një monitor.
Skuadra e Mikel Artetës ka 10 pikë nga 12 të mundhsme nga katër ndeshje me United ka 6 pikë nga 12 të mundshme, pasi tashmë ka humbur dy herë.