Blerta Deliu-Kodra: E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend!

by engel

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reaguar në facebook për të akuzuar qeverinë dhe deputetet e shumices parlamentare për shkak të mos pjesëmarrjes së tyre në seancen e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita ku do të diskutohej për komplikimet me furnizimin me libra shkollor.

Në postimin e saj në facebook ajo shkruan “Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë. Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend!”

banner

Kujtojmë se sot është 4 shtator dhe jo të gjithë fëmijët kanë arritur të furnizohen me libra, një pjesë e madhe e tyre ende nuk i kanë librat. Prindërit janë detyruar të aplikojnë për kompensim sipas vendimit të ministres, ata u detyruan të shkojnë nga njëri vend në tjetrin për të kompletuar librat e nevojshëm sepse jo të gjitha komunat kanë librari funksionale, e ata që kishin probleme me xhirllogaritë e tyre bankare u detyruan të paraqiten në banka dhe institucione tjera për t’i funksionalizuar ato. Të gjitha këto në të vërtet kanë qenë maltretime të cilave ju referohet zonja Deliu-Kodra.

Gjitha këto probleme për t’u diskutuar dhe deputetet e shumices prap nuk e kanë parë të arsyeshme që të shkojnë sot në parlament për të diskutuar mbi problemet. Zonja Deliu-Kodra e ka quajtur ikje nga përgjegjësia dhe i ka akuzuar se e kanë bërë katrahurë gjithçka në këtë vend.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy