E ashtuquajtura zyra për Kosovë dhe Metohi: Emisarët e Kurtit po kërcënojnë edhe nënat me fëmijë, pensionistët, të cenuarit socialë…

by engel

Zyra e aushtuquajtur për Kosovë dhe Metohi që drejtohet nga Petar Petkoviq ka reaguar publikisht kundër aksioneve të kryera këtyre ditëve nga qeveria e Kosovës për lirimin e pronave shtetërore të cilat janë të uzurpuara jashtëligjshëm nga qytetarët atje.

Sipas tyre, një grup njerëzish të udhëhequr nga emisarët e Kurtit, të udhëhequr nga i ashtuquajturi zëvendësministri Radoica Radomiroviq, sot bastisën katër objekte banimi serbe në Leshko dhe Soçanicë, ku jetojnë nëna me fëmijë të vegjël, me kushte të vështira sociale, pensioniste dhe i kërcënuan me dëbim të detyruar dhe se nëse nuk e bëjnë këtë, do të kenë problem me policinë, njoftuan nga të ashtuquajturit Zyrat për Kosovë dhe Metohi.

banner

Siç thuhet në njoftim, bëhet fjalë për objekte që janë ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, përmes Zyrës për Kosovë e Metohi dhe vetëqeverisjes lokale dhe nuk kanë të bëjnë me Prishtinën e Prishtina nuk ka snjë të drejtë për t’i disponuar ato.

“Nuk ka dyshim se kjo është vazhdimësi e terrorit të Prishtinës të drejtuar nga Albin Kurti, i cili dëshiron të marrë objektet serbe në veri dhe të dëbojë serbët nga vatrat e tyre shekullore”, thuhet në komunikatë.

Banorët e këtyre objekteve të cilët kanë vendimin për të banuar aty janë të mërzitur nga kjo sjellje e emisarëve të Kurtit dhe nuk ka dyshim se çdo përpjekje për t’i dëbuar ata do të çoi në tensione dhe kriza të reja në veri të, sipas tyre, Kosovës dhe Metohisë dhe përshkallëzim të situatës, të cilën Beogradi dhe serbët nuk e duan fare, por në Prishtinë e ëndërrojnë çdo ditë.

Theksojmë se i njëjti grup i banditëve të Kurtit mbrëmë kanë hyrë në një objekt të pabanuar edhe në Leposaviq, po ashtu i ndërtuar me mjetet e të ashtuquajtures Zyrës për Kosovë e Metohi, ku kanë ndërruar bravat dhe kanë vjedhur pronën.

Menjëherë i kemi njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ndërmjetësuesin në dialog, Miroslav Lajçak, për këto ndërhyrje të paautorizuara në pronë.

Populli serb në veri të, sipas tyre, Kosovës dhe Metohisë vetëm dëshiron të jetojë në paqe në pragun e tyre me fqinjët shqiptarë, por është e qartë se një skenar i tillë nuk i shkon për shtati Prishtinës, prandaj edhe bën aksione të përditshme që nuk janë në frymën e de-përshkallëzimit.

(Burimi: TV Most)

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy