Gliha: Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe këtë duhet ta tregojmë në fushë

by engel

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha është paraqitur në konferencën e zakonshme për shtyp, para nisjes së ndeshjeve eliminatore, ku Dardanët do të ndeshen me Zvicrën në ‘Fadil Vokrri’ dhe me Rumaninë në transfertë.

Përzgjedhësi i Kosovës theksoi rëndësinë e veshjes së fanellës së përfaqësueses, teksa u ndal edhe te çështja Muja, me sulmuesin që u largua nga Dardanët, për të veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë.

banner

“Ne duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka gjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe duhet ta tregojmë në fushë këtë”, tha Gliha, i cili më pas foli për ndryshimet në listë, ku sipas tij ai po përpiqet të kombinoj me lojtarët e U21.

“Besoj që e keni parë listën dhe aty ka disa emra futbollistësh të rinj. Janë disa futbollistë q kanë qenë pjesë e Kosovës U21 dhe po përpiqemi të bashkëpunojmë, për t’i vënë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së parë. Tani do të punojmë për të parë rezultatet në fushën e lojës. Rezultati është primar dhe në funksion të arritjes së tij, do të zgjedhim edhe futbollistët e skemën.

Lojtarë si Muja janë shumë të rëndësishëm dhe nuk duhet t’i lëmë të na ikin, ndaj po marrim të gjitha masat, që të mos përsëriten raste të tilla. Në rastin e Mujës kemi folur me të dhe nuk kishim asnjë mundësi t’i ndryshonim mendjen.

Në futboll, ashtu si në jetë, jo çdo gjë shkon ashtu siç ne duam. Megjithatë ne nuk jemi këtu për të qarë për problemet që kemi, por për të gjetur zgjidhje, në mënyrë që të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz në fushën e blertë. Tani asgjë nuk është e lehtë, pasi ne kishim në plan grumbullimin e Emërllahut, por ai u dëmtua”, tha Gliha.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy