Inspektorati i shëndetësisë në aksion, mbyllen katër institucione private

by engel

Me anë të një komunikate, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë identifikuar katër institucionet private shëndetësore që punonin në mënyrë të paligjshme. Kjo është bërë nuk kuadër të kontrollove që inspektorati i shëndetësisë është duke u zhvilluar në terren.

Institucionet private që punonin pa licencë janë identifikuar në Prishtinë, Pejë, Ferizaj e Fushë-Kosovë.

banner

“Në kuadër të inspektimeve të natyrës specifike ndaj subjekteve për të cilat ka ekzistuar dyshimi i bazuar se ushtrojnë veprimtari të paligjshme, janë identifikuar katër (4) institucione shëndetësore private të cilat kryenin veprimtari të paligjshme, në komuna të ndryshme (Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë), respektivisht ishin të palicencuara.

Inspektorati i Shëndetësisë, sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik”, thuhet në komunikatë

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy