LDK paralajmëron ndjekje penale për ministren Nagavci

by engel

Arben Gashi, Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore.

Gashi ka folur para medieve duke thënë se vendimi i MASHTIT është anti-ligjor, ndërsa për qeverinë ka thënë se është e paaftë për menaxhim me tekste shkollore. Gashi shtoi se ky “keqmenaxhim” u ka shkaktuar dëme ekonomike e emocionale prindërve.

banner

“Ata u sollën në mënyrë jo institucionale, duke pamundësuar Kuvendit që të shohë se ku janë problemet në lidhje me librat dhe cilat janë veprimet dhe mos veprimit që i ka bërë Qeveria”.

“Qeveria është në shkelje të ligjit për tekste shkollore dhe në shkelje të ligjit parauniversitar. Kjo është një shkelje shumë e rëndë që Ministria po e bënë dhe për këtë do të përballen sipas gjitha gjasave edhe me ndjekje penale ministrja e Arsimit”.

Ndër të tjera Gashi ka folur edhe për pasojat e vendimit të ministres Nagavci duke thënë se “paaftësia e qeverisë për të menaxhuar këtë proces ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe dëm emocional për prindërit dhe nxënësit i cili është dëm pa riparueshëm”.

Kujtojmë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është deklaruar disa herë mbi procesin e pajisjes me tekste shkollore me vendim të ri, për nxënësit që nisin vitin e ri shkollor duke dhënë arsyetimet e veta.

MASHTI ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar.

Për subvencionim të teksteve dhe materialeve tjera të nevojshme, Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka ndarë rreth 13 milionë euro. Numri i nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën në Kosovë llogaritet të jetë 213.000.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy