Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media rreth çështjes së librave dhe seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, të hënën.
Para gazetarëve kanë folur disa deputet të lëvizjes si: Ardian Koka, Arjeta Rexhepi, Arjeta Fejza dhe Jahja Kokaj.
Ardian Gola si kryesues i Komisionit për Arsim, ka thënë se fillimi i vitit shkollor ka qenë i rregullt e se vendimi për librat ka eliminuar praktikat korruptuese. Sipas tij, VV-ja e ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme për librat sepse ajo ka qenë politike dhe ka pasur tendencë që t’ua prishë disponimin nxënësve. Sipas tij, duhet të priten të dhënat e sakta për të diskutuar rreth këtij vendimi.
“Ne ende nuk i dimë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirë-informuar dhe mbi informata të sakta, për shkak se procesi po vazhdon dhe kemi një fillim vit plotësisht në rregull shkollor”.
Deputeti Gola e ka arsyetuar vendimin e ministres Nagavci duke thënë se: “Ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet, keq menaxhimet, mungesën e planifikimeve të qëndrueshme në të kaluarën. Gjitha këto të evidentuara qartazi nga organet e pavarura të Republikës së Kosovës, që janë auditimet”.
Më pas ka folur deputetja Arjeta Rexhepi e cila tha se deri më tani 18 shkolla në gjithë Kosovën nuk kanë filluar procesin mësimor. Sipas saj, procesi mësimor në këto shkolla nuk ka dështuar për shkak të mungesave se librave, por për shkak të renovimeve, ku sipas saj kjo ka ndodhur më komunat që udhëhiqen nga opozita.
E deputetja Arjeta Fejza, tha se ligjet aktuale për furnizim me tekste shkollore kanë shumë të meta, sipas saj, ligji i ri i mundëson rritjen e cilësisë së teksteve mësimore. Ajo tha se ky ligj i ka kaluar të gjitha procedurat dhe pritet që të miratohet në Kuvend, raporton.
Fjalën më pas e ka marrë edhe deputeti Kokaj, i cili dha shpjegime vështirë të kuptueshme mbi çështjen e teksteve mësimore, duke akuzuar shtëpitë botuese për abuzim me çmime.
Gjatë fjalës zoteri Kokaj tha: “Unë dëgjova në Tiranë që një libër ishte 2.2 euro, nuk e di si quhej tituli i librit, kurse në Kosovë 6.3 euro. Shto këtu edhe faktin që përveç tekstit bazë ekziston edhe një ndajshtesë që quhet fletore pune, ato plus kanë një kosto të veçantë. Konsideroj që ka qenë e nevojshme që të bëjë një hap të reformimit, të organizimit të këtillë dhe se ky është hapi i pare. Se njeriu plaket duke nxënë. Edhe ky i kësaj ministrie ka një gabim të caktuar, por në qoftë se kuantifikohet gabimi, defundohet. Jemi koshient që gjithmonë ekzistojnë gabimet por jo me nihilizëm të sillemi…”, ka deklaruar Kokaj.
“Unë kisha me e folë një kritikë tjetër: Fakti që tekstet konsideroj që janë të dobta. Janë numër shumë I madh të tyre, respekt për disa, në kuptimin shkencor e pedagogjik edhe gjithësor. Prandaj, në këtë aspekt duhet të mendojmë që autorët të jenë më kompetencë. Për t’i dhënë dikuj dritë vetë burimi duhet të shkëlqejë”, deklaroi më tej ai.
Ai nuk ka lënë pa përdorur edhe fjalë të urta për ta përshkruar situatën e shkaktuar.
“Në qoftë se ngjitet gabim për ta shëruar atë këmbë së pari duhet të rikthehet ajo dhe të ngjitet për së mbari”, deklaroi më tej Koka.
Në ketë konferencë është bërë e ditur se deri më tani 130 mijë prindër kanë aplikuar për rimbursimin e librave.