Përurohet klasa digjitale në gjimnazin e Vushtrrisë

by informim

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të kabinetit të digjitalizuar në gjimnazin “Eqrem Çabej”.

Idrizi tha se vlera e këtij investimi është 30 mijë euro dhe se është një përmirësim i cilësisë së arsimit.

banner

“Digjitalizimi i shkollave mbetet një nga prioritetet e mia gjatë këtij mandati qeverisës. Vetëm këtë vit si Komunë kemi ndarë 142.000 euro për digjitalizimin e shkollave, që përfshinë pajisjen e shkollave me kompjuterë, smart TV, projektor dhe pajisje tjera të IT-së”, theksoi ai ndër tjera.

Idrizi tha se do të punohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe nxënësve do t’u bëhen kushtet e punës.

“Investimi i fundi është në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, ku sot kemi përuruar klasën digjitale në vlerë prej 30.000€. Tashmë nxënësit do të kenë mundësi që hulumtimet dhe testimet t’i bëjnë në mënyrë digjitale.

Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe krijimi i kushteve më të mira për punë për mësimdhënësit, vazhdojnë të jenë prioritet i punës time!”, shkroi ai ndër tjera.

https://www.facebook.com/ferit.idrizi/posts/698463895633531?ref=embed_post

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy