Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës 2-ditore në Shqipëri, ka takuar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë”, shkroi Osmani në Facebook.
Ajo, ka shtuar se “Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”.
Kujtojmë se sot ka pasur interesim të madh të gazetarëve rreth raporteve të Kosovës dhe Shqipërisë duke u referuar mungesës së respektit të treguar në muajin e kaluar nga Kreyministri Kurti për Kryeministrin Rama.