Rama raporton për pjesën e parë të vitit – VV e AAK e bojkotojnë, LDK e PDK e përgëzojnë

by engel

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka mbajtur sot seancen e rregullt, e cila u bojkotua nga grupi i asamblistëve të VV-së dhe të AAK-së. Në këtë mbledhje ka raportuar kryetari Përparim Rama i cili ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, Kryeqyteti ka përjetuar një transformim të madh, ndërsa sfiduese mbetet ende çështja e mbeturinave.

Në raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Rama ka përmendur ndërtimin e shkollave të reja, zgjerimin e “Termokosit” dhe ndërtimi i qindra rrugëve në zonat urbane e rurale.

banner

Në fjalimin e tij ai tha: “Këtë vit e filluam me përkushtim për përmbushjen e vizionit për transformim të kryeqytetit. Një numër i madh i projekteve kanë filluar që të zbatohen. Nisem një prej projekteve e më të mëdha rrugën ‘Xhim Xhema’, një rrugë që pos që zgjidh problemi me kolektorët do të krijojë një jete të re për rreth 20 mijë qytetar të Prishtinës. Kemi zgjeruar rrjetin e ‘Termokosit’ për 40 mijë qytetarë shtesë”, ka thënë Rama. “Kemi nënshkruar edhe ndërtimin e 5 shkollave, tri të tjera janë në ndërtim e sipër.

Përveq punëve të kryera, kryetari Rama ka folur edhe për planet që ka për të ardhmen në fusha të ndryshme. Javën që lamë pas isha në Japoni ku pata takime të shumta, u dakorduam për avancim të bashkëpunimit ne fushën e kulturës, artit e teknologjisë. Jam duke u dizajnuar disa projekte të mëdha që do transferojnë kryeqytetin. Bashkë më këto janë duke u dizajnuar edhe platformat ndërlidhëse. Spitali i Prishtinës tanimë është duke u dizajnuar dhe punët dhe do të fillojë së shpejti.

Ndër të tjera i ka përmendur edhe sfidat me të cilat ai dhe qeverisja e tij po përballet. Kemi ende sfida siç është problemi me mbeturinat, ku kemi ndarë mjete për blerje e 8 kamionëve dhe 140 kontejnerëve të rinj… Për bujqit kemi ndarë 19 sera, 54 kultivator, kemi dyfishuar subvencionet për gratë… Jemi duke instaluar sistemin ‘smart’ në Kryeqytet. Kemi rigjeneruar shkallët e Postës. Janë asfaltuar edhe shumë rrugë. Këto nuk janë të gjitha projekt por vetëm një numër i selektuar ka thënë tha ai në përmbyllje të prezantimit.

E përgëzime për këto punë, mori nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefja e asamblesitëve të kësaj partie, Jeta Rafuna-Hasani, tha se kryetari Rama e ka dëshmuar vetën për transparencë e punë për Kryeqytetin.

Megjithëse me disa kritika dhe sugjerime teknike, përgëzime Rama mori edhe nga partia tjetër në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës. Fatmir Dervishi nga kjo parti, tha se në këtë raport do të duhej që të vendoseshin të dhënë më të qarta. Sipas tij raporti i prezantuar para asambleistëve është i përgatitur mirë vizualisht. Por pavarësisht aspektit vizual, ai sugjeroi që në raport të përfshihen edhe disa të dhëna tjera dhe të jenë më të qarta. Mendoj që duhet të plotësohet raporti dhe për secilën drejtori të plotësohet puna dhe shpenzimet”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy