Ambasada e SHBA: Një delegacion i gjyqësorit Kosovarë në vizitë studimore në Uashington D.C.

by engel

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka njoftuar në profilin e vet në facebook për viziten e mundësuar n◄ Uashington D.C. si mbështetje Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit të Ambasades Amerikane, zyra për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë së Jashtme e Ambasades Amerikane i ka mundësuar një delegacioni prej 14 profesionistësh nga gjyqësori i Kosovës që të vizitojnë Uashington D.C. dhe të shohin nga afër praktikat e gjykimit efektiv dhe menaxhimin e rasteve.

banner

Ky është postimi i plotë i Ambasades Amerikane në Kosovë:

Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit. Një delegacion prej 14 profesionistësh nga gjyqësori i Kosovës vizitoi Uashington DC për të eksploruar politikat dhe praktikat e SHBA-së për gjykimin efektiv dhe menaxhimin e rasteve.

I mbështetur nga Zyra e Ambasadës për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë së Jashtme (OPDAT), delegacioni u takua me gjykatësit e Gjykatës së Qarkut të SHBA-së dhe Gjykatës së Lartë të D.C.; Komisioni i Dënimeve të SHBA-së; Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Kolumbisë; Zyra Administrative e Gjykatave të SHBA-së; dhe Qendra Federale Gjyqësore.

Delegacioni vëzhgoi gjithashtu procese të caktuara gjyqësore në lidhje me korrupsionin publik, duke përfshirë një seancë dëgjimore për dënimin, një seancë dëgjimore për pranimin e fajësisë dhe një konferencë për statusin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy