Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri bujë javën e kaluar me një deklaratë të tij, ku tha se regjimi pa viza i Kosovës i vendosur të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024, mund të rishikohet nga Parisi dhe Berlini, nëse Prishtina nuk bie në linjë për tensionet e vazhdueshme me Serbinë.
Sipas EURACTIV, Gjermania do t’i përmbahet afatit kohor fillestar, duke sugjeruar një divergjencë në qëndrim midis dyshes franko-gjermane.
Kosova ka qenë subjekt i masave të BE-së pas ndezjes së tensioneve në veri të vendit, pjesë kjo e banuar kryesisht nga serbë etnikë. Në nëntor 2022, serbët u dorëhiqen masivisht nga pushteti dhe institucionet lokale për shkak të vendimit që të gjitha veturat që janë me targa të lëshuara nga Beogradi të pajisen me tagra të lëshuara nga Prishtina.
Zgjedhjet u mbajtën në prill për të zëvendësuar ata që dhanë dorëheqjen, por serbët refuzuan të merrnin pjesë ose të votonin, pas thirrjeve për bojkot nga Beogradi.
Votimi rezultoi në një pjesëmarrje më pak se 4% dhe kryetarët u zgjodhën nga shqiptarët etnikë. Kur ata u përpoqën të hynin në ndërtesat komunale me mbështetjen e Policisë së Kosovës, serbët u përgjigjën me protesta që u përshkallëzuan në dhunë dhe lëndime të trupave paqeruajtëse të NATO-s.
EURACTIV ishte informuar për masat e BE-së përpara se ato të shpalleshin zyrtarisht, duke përfshirë ndalimin e mundshëm të procesit të liberalizimit të vizave.
Pas një procesi të gjatë i cili përfshinte mbështetje thelbësore nga dyshja franko-gjermane, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Evropë njësoj si çdo qytetar tjetër evropian, pa pasur nevojë për vizë, që nga janari i vitit 2024.
Franca dhe Gjermania kanë kohë që kanë një qasje të sinkronizuar ndaj Kosovës, duke dalë me qëndrime dhe deklarata të përbashkëta dhe duke u përfshirë shumë në një nga planet më të fundit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të quajtur joformalisht “plani franko-gjerman”.
Trupi diplomatik i të dy vendeve është gjithashtu shumë i nderuar në nivel lokal, dhe fjalët e Macron dhe Scholz dhe ish-kancelares Angela Merkel kanë peshë të konsiderueshme.
Ndarja
Megjithatë, duket se përfshirja e Gjermanisë nga Macron në qasjen e mundshme ndaj vizave, ishte në një hap me homologun e tij gjerman.
Macron tha se ata po presin për një “angazhim të qartë” nga të dyja palët, duke përfshirë zgjedhjet e reja komunale, një rikthimin e serbëve në institucione dhe një qetësim të përgjithshëm të situatës, ai shkoi më tej dhe lëshoi një ultimatum.
Macron tha: “Franca dhe Gjermania janë të përkushtuara dhe kanë bërë gjithashtu lëvizje për t’u hapur, veçanërisht për politikën e vizave dhe çështje të tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dyja palët nuk sillen me përgjegjësi”.
Sugjerimi se Franca dhe Gjermania do të rishikonin politikën e vizave shkaktoi valë tronditëse në Prishtinë pasi liberalizimi i vizave ka qenë një betejë e luftuar për një kohë të gjatë për shpresën në BE.
Ndërkohë Scholz nuk ka bërë asnjë deklaratë publike të ngjashme.
I pyetur nëse Macron dhe Scholz kishin rënë dakord bashkërisht për rishikimin e mundshëm të sistemit të liberalizimit të vizave, një burim i afërt me Ministrinë e Jashtme gjermane tha për EURACTIV se “Gjermania i nënshtrohet rregulloreve të miratuara nga BE-ja në prill të vitit 2023. Sipas tyre, shtetasit kosovarë në të ardhmen do të përjashtohen nga kërkesa për vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve). Kjo do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Kjo do të thotë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor më pas do të përjashtohen njëlloj nga kërkesa për vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen”, duke refuzuar të zgjerohet më tej për këtë çështje.
Megjithatë, EURACTIV e kupton se Gjermania do të qëndrojë në afatin e 1 janarit 2024 dhe nuk ka plane për të devijuar nga kjo rrugë, që do të thotë se përfshirja e Gjermanisë nga Macron në deklaratën e tij është bërë pa marrëveshjen e Berlinit.
Ndërkaq, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar që liberalizimi i vizave të mos lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave të vonuar. Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë. BE-ja duhet ta mbajë premtimin duke i lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm nga 1 janari 2024”, tha Von Cramon.
Ultimatumit të Macron i është përgjigjur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nëse një hap i tillë bëhet, dialogu do të vritet njëherë e përgjithmonë.
“Unë do të thosha se kjo është mënyra për të vrarë një herë e përgjithmonë dialogun. Nëse dikush dëshiron ta ndërpresë dialogun, atëherë merr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Ata nuk janë kundër asnjë lideri, nuk janë kundër një politike, janë kundër popullit të Kosovës. Dhe një dënim i tillë i paprecedentë, që ka qenë një padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut”, tha Osmani.
Ajo shtoi se pret që BE të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato të padrejta dhe disproporcionale.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq do të takohen në Bruksel më 14 shtator, pas muajsh bisedimesh të ngecura pas ndezjes së fundit të marrëdhënieve