iPhone i ri, mbushës i ri, Apple i nënshtrohet rregullave të BE-së

by informim

iPhone më i ri nga Apple me gjasë do të ketë mbushësin me kabllo USB-C dhe kjo pritet të konfirmohet më 12 shtator kur edhe do të bëhet prezantimi zyrtar.

Siç raporton BBC, telefonat e kompanisë amerikane aktualisht përdorin mbushës Lightnin, ndryshe nga rivalët siç janë Samsung.

banner

Ligjet e Bashkimit Evropian kërkojnë nga prodhuesit e telefonat që të adoptojnë mbushësin deri në dhjetor të 2024 me qëllim që t’i kursej të holla konsumatorëve.

Shumica e produkteve të Apple siç janë iPad-ët e rinj tashmë përdorin kabllon USB-C, por kjo kompani tashmë ka shprehur qëndrimet e saj kundër rregullave të BE-së.

Kur u njoftuan me rregullat e reja në shtator të 2021, përfaqësuesit e Apple i thanë BBC-së se rregullat strikte kërkojnë vetëm një lloj të kabllos dhe mbushësit, që sipas tyre mbyt inovacionin dhe dëmton konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy