Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar sot pas njoftimit nga Televizioni Besa në Prizren se gjatë ditës së hënë ish-kreu i AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, ka shkuar në selinë e televizionit dhe ka kërcënuar mediumin në fjalë.
Kjo pasi të TV Besa ka publikuar një lajm që ndërlidhet me arrestimin e një ish-kandidati të AAK-së nën dyshimet për posedim të substancave narkotike.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë AGK ka bërë thirrje që të trajtohet me prioritet ky rast, në mënyrë që gazetarët dhe punonjësit e televizionit lokal Besa të vazhdojnë ta kryejnë punën të papenguar.