Këto janë procedurat për shkarkimin e kryetarëve e komunave

by engel

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka përfunduar hartimi i udhëzimit administrativ, i cili u mundëson qytetarëve që përmes peticionit t’ia kërkojnë largimin nga detyra, kryetarëve të komunave.

Në dokument thuhet se secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës.

banner

Sipas këtij udhëzimi administrativ, iniciativa qytetare më së largu 30 ditë, nga pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të mbledhë numrin e kërkuar të nënshkrimeve

“Nënshkrimet mblidhen në format fizik. Për nevoja dhe lehtësim të administrimit, iniciativa qytetare mund të krijojë një regjistër elektronik të qytetarëve nënshkrues”, thuhet në nenin 5, paragrafi 2 i udhëzimit.

“Pas përfundimit të mbledhjes së nënshkrimeve, përfaqësuesi i autorizuar përmes nënshkrimit të të gjithë anëtarëve, në fund vërteton saktësinë e të dhënave, thuhet në paragrafin e 3-të të këtij neni.

Paragrafi 6 i nenit 5 saktëson se “Pas pranimit të kërkesës me nënshkrime, kryesuesi i kuvendit komunal brenda pesë ditëve nga pranimi e dërgon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

Udhëzimi qartëson se nëse konstatohet se nuk është arritur numri minimal prej 20% të votuesve të regjistruar, atëherë iniciativës qytetare i jepet mundësia e plotësimit të kërkesës me nënshkrime shtesë në afatin prej dhjetë ditësh.

“Në rast se konstatohet se kërkesa është mbështetur nga së paku njëzet përqind (20%) e votuesve të regjistruar, organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”

Në nenin shtatë specifikohet procedurat e organizmit të votimit dhe largimin e kryetarit nga detyra.

Në paragrafin e parë të këtij neni thuhet se “Procesi i votimit për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni zhvillohet sipas procedurave dhe rregullave për zgjedhjet të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjin për Zgjedhjet Lokale”.

Paragrafi i dytë thotë se KQZ duhet të ndërmarrë veprimet për administrimin e procesit të votimit për largimin e kryetarit nga funksioni, i cili zhvillohet jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë nga dita e konstatimit përfundimtar se kërkesa për largimin e kryetarit është mbështetur nga së paku 20% e votuesve të regjistruar në komunën përkatëse.

“Nëse shumica e votuesve të komunës përkatëse nga lista përfundimtare e votuesve, pesëdhjetë përqind plus 1 (50%+1), votojnë për largimin e kryetarit, konsiderohet se kryetari i komunës është larguar nga funksioni”, thuhet në paragrafin e tretë të këtij neni.

Ndërsa, sipas paragrafit të 4-të nëse numri i votuesve që kanë votuar për largimin e kryetarit të komunës nuk arrin 50% +1, konsiderohet se iniciativa për largimin e kryetarit të komunës ka dështuar.

Nëse kjo nismë dështon në herën e parë, një gjë e tillë nuk mund të iniciohet para kalimit të afatit prej 12 muaj.

“Nëse konstatohet përfundimisht që iniciativa për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni ka dështuar për shkak të mosplotësimit të kushtit për votimin e 50%+1 të votuesve për largim kryetarit nga funksioni, iniciativa tjetër me kërkesë për largimin e kryetarit të njëjtë, nuk mund të iniciohet para kalimit të afatit prej 12 muajsh nga disa e konstatimit përfundimtar për dështimin”, thuhet në paragrafin e 5-të.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy