Komuna dhe Qatar Charity përkrahin 50 fermerë me serra dhe 10 bletarë malishevas

by engel

Sot, komuna e Malishevës dhe Qatar Charity kanë nënshkruar kontrata me 50 fermerë lokal, për ndërtimin e serrave për këta përfitues, si dhe me 10 bletarë të cilët përfituan bletë dhe mekanizmat përcjellës.

Në ceremoninë e nenshkrimit mori pjesë kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtorin për bujqësi, Sylë Dukolli dhe zyrtarin e Qatar Charity, Bujar Morina.

banner

“Kam kënaqësinë sot të marrë pjesë dhe bashkë me ju në nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e serrave. Ndihem mirë, sepse jo vetëm që po nënshkruajmë këto kontrata, por jam në mesin e njerëzve më punëtor, që e punojnë tokën tonë të mirë. Furnizimi i tregut me produkte vendore, është njëri prej qëllimeve tona kryesore, sepse prodhimet vendore janë më të shëndetshme, prandaj edhe do ta qojmë përpara këtë përkrahje, me program të avancuar të zhvillimit bujqësor, sepse bujqësia është baza për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ju me punën tuaj që bëni, e zhvilloni familjen dhe komunën”, ka thënë mes tjerash kryetari Kastrati.

“Unë i falënderoj Qatar Charity, për përkrahjen e vazhdueshme, jo vetëm në bujqësi, për të gjitha programet  përbashkëta që jemi duke i zhvilluar në komunën tonë”, tha Kastrati, duke e falënderuar organizatën Qatar Charity.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy