Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka folur edhe për zgjedhjet që pritet të mbahen në veri.
Në takimin ku prezente ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti dhe Westerlund “theks i dhanë diskutimit rreth Odes Ekonomike Nordike në Kosovë të themeluar po këtë vit, dhe mundësive për rritjen e shkëmbimeve tregtare”.
“Ata folën edhe për procesin e integrimeve evropiane dhe zgjerimin në dritën e takimeve me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Athinë, ku u bisedua për Planin për Zhvillim të Bashkimit Evropian dhe fjalimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili në Forumin Strategjik të Bledit bëri thirrje që viti 2030 të synohet si afati deri kur BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të gatshëm për zgjerim dhe anëtarësim”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Në takim, thuhet se “u bisedua edhe për çështjet aktuale, përfshirë dialogun dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës”