Një deklaratë e ashpër për shtyp nga Napoli mbërrin për çështjen e rinovimit të Khvicha Kvaratskhelia.
Ja njoftimi: “Disa media vazhdojnë të tregojnë, duke pasur si burim të vetëm agjentët e futbollistit, për gjoja negociatat në vazhdim për rinovimin e Kvaratskhelia. Budallalleqe! Askush nga Napoli nuk ka folur ndonjëherë për rinovimin e mundshëm të futbollistit (kontrata e të cilit skadon pas 4 vjetesh.) As Mauro Meluso, as Maurizio Micheli, as Aurelio de Laurentiis, as Andrea Chiavelli nuk e bënë këtë”.
Njoftim paksa i ashpër për të mohuar negociatat në vazhdim për rinovimin e Kvaratskhelia.
Gjeorgjiani mbërriti vitin e kaluar dhe ka ende katër vjet në kontratën e tij (rreth 1.2 milionë në sezon), kjo është arsyeja pse klubi nuk mendon se duhet të negociojë për një rinovim me rregullimin e pagës.