Policia tregon në detaje për llojin e armëve që u kapën sot në Veri

by informim

Policia e Kosovës ka bërë të ditura shifrat rreth armatimi të konfiskuar sot në Zveçan.

Në njoftimin e tyre thuhet se “rasti do të vazhdojë të trajtohet nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda. Polica mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që përfshihen në veprimtari penale.”

banner

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se sot gjatë ditës ka njoftuar se Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan.

Ai ka thënë se shtëpia ku është gjetur armatimi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe. po ashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

Këto janë armët e kapura

1.      Katër (4) armë AK 47,

2.      Tridhjetë e katër (34)  karikatorë të armës AK 47,

3.      Një mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë (1546) fishekë të kalibrave të ndryshëm,

4.      Tetë granata dore,

5.      Një (1) minë anti-këmbësorie,

6.      Dy (2) gazë-maska,

7.      Dy (2) çanta ushtarake,

8.      Një (1) shok-bombë,

9.      Dy (2) fishekë-zjarre,

10.  Dy (2) optika të armës,

11.  Një (1) thikë ushtarake,

12.  Një (1) maskë ushtarake,

13.  Dy (2) rripa për mbajtje të municionit të gjuetisë,

14.  Pesë (5) çanta të vogla ushtarake,

15.  Një (1) rrip i pajisjeve ushtarake,

16.  Një (1) këllëf i pistoletës dhe

17.  Pajisje për pastrim të armatimit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy