Rama: 231 kontrata të nënshkruara në vlerë 55 milionë euro në gjashtë mujorin e parë

by Merita

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi ka ndarë disa statistika lidhur me investimet në gjashtë mujorin e parë dhe kontratat e nënshkruara për komunën e Prishtinës.

Postimi i plotë i kryetarit Rama:
Super punë është duke u bërë në terren falë kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomikë.
Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti Kryeqyteti ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e tyre është 55 milionë euro.  Një rritje prej 43% i kontratave mesatare mujore, në krahasim me vitin e kaluar, që ishin 19 ndërsa këtë vit 33.
Gjatë gjithë vitit të kaluar janë nënshkruar 229 kontrata në vlerën e 35 milionë eurove.
Këto shifra na tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy