U gjet arma e krimit dhe u arrestua i dyshuari, gjithçka që dihet për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren

by informim

Një vrasje e rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e së dielës. Në lagjen “Arbanë” të Prizrenit një 48-vjeçar me inicialet B.M ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

banner

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai është arrestuar në Tërpezë të Malishevës, ndërsa në një objekt tjetër është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

“Po është arrestuar gjatë ditës. Gjatë ditës është bastisur së paku një objekt, aty nuk është gjet i dyshuari, por arma e tij që dyshohet se është përdorë. Në mbrëmje është arrit të lokalizohet i dyshuari, në fshatin Tërpezë të Malishevës”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy