Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas dy ditësh koordinim me bartësit e ekipeve programore kaën arritur që të finalizojnë rrugëtimin e ri që sipas tij I duhet Kosovës.
Abdixhiku shkruan se “Rruga e re” e LDK-së e shtron hapur vizionin e partisë për shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngulfatur vendin tash e sa kohë, që projekton rikthimin e Kosovës në vend të lirisë, demokracisë e integrimit euroatlantik dhe jo në një vend të frikës, persekutimit e izolimit.
Siç ka shkruar Abdixhiku program i formuluar ka 30 kapituj dhe ofon alternativa për secalin sektor.
Ai ka thënë se ky program do të bëhet publik në një Konventë të madhe programore dhe se LDK është e hapur që më pas të marr komentet dhesugjerimet e tjera.
“Cinizmin e cinikët, në thatësinë e mendimeve, do t’i lëmë në një anë. S’kemi kohë të humbasim. Është koha të flasim për ide e projekte konkrete. Është koha të bëjmë kapërcimin e madh dhe në politikë dhe në diskutime publike jashta saj. Urrejtja e popullizmit s’dallon fundja nga cinizmi. Të dyja janë boshe – e kjo shoqëri mundet më shumë se kaq.
‘Rruga e Re’ është zgjidhja.Ju ftojë ta përcjellni shpalosjen tonë në çdo hap”, ka shkruar Abdixhiku.
https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10159970085262759?ref=embed_post