“Alternativa politike është partia, jo deputetët”/ Preç Zogaj: Bashkimi hapi i parë, por PD duhet të shkojë përtej vetes. Të rrisë numrin e mbështetësve

by Nexhat

Presidenti i Institutit ‘Pashko’, Preç Zogaj në rubrikën “Opinion’ në News24 u shpreh se takimi mes Gazment Bardhit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha rezultoi të ishte pozitiv.

Gjatë bisedës në studio, Zogaj tha se partitë duhet të kenë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Gjithashtu ai u shpreh se opozita duhet të rritet në elektorat duke shtuar se deputetët janë të partisë.

banner

“Institucioni bazë në politikë është partia nuk janë deputetët, nuk e marrin deputetët partinë, ky është një keqkuptim. Janë t ëlirë të ikin të shkojnë në parti tjetër, të krijojnë një grup tjetër, por nuk e marrin partinë sepse partia është institucioni. Çështja e e opozitarizmit është një çështje specifike sepse vetë opozita nga përcaktimi është pakicë nuk është shumicë dhe sa kohë që është pakicë, pra prevalon cilësia e opozitarizmit dhe jo sasia. Deputetët nuk e marrin me vete partinë sepse kjo do ta bënte lëmsh politikën.

Konfigurimi i deputetëve nuk është tërheqje litari. Të gjithë besoj se bëjnë opozitë, dhe kjo që ndodh në opozitë është fotografia e ambicieve të larmishme, por të gjithë bëjnë opozitë. Në kushtet e krijuara, opozita duhet të institucionalizojë, atë që unë e quaj opozita plurale. Duhet të rritet në elektorat me zgjedhësit sepse deputetët aty janë.

Deputetët duhet të jenë të qartë se me cilin grup janë. Nëse krijohen kushtet për bashkimin e fraksioneve të krijuara, kjo është ngjarja për opozitën. PD nuk i mjafton vetëm bashkimi, por duhet të shkojë përtej vetes duhet të rrisë numrin e mbështetësve, por bashkimi është hapi i parë”, tha ndër të tjera Preç Zogaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy