Armë, autoblinda, motorë e pajisje të forenzikës – Policia e Kosovës i ekspozon në 24-vjetorin e themelimit

by Nexhat

Policia e Kosovës, të mërkurën ka shënuar 24 vjetorin meqë rast në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë ekspozuar njësitet dhe pajisjet policore.

Kjo është bërë me qëllim që qytetarët e Kosovës, të njoftoheshin për funksionin dhe rëndësinë e tyre ndërsa përfshinin armë, robotikë, automjete, autoblinda, motorë dhe pajisje të forenzikës.

banner

I pranishëm ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa shumë fëmijë kanë shprehur interesimi për pajisje të ndryshme, të cilët po ashtu shprehën dëshirën e tyre të madhe që në të ardhmen të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës, siç thonë ata “për t’i shërbyer vendit”.

Në vitin 2022 shënimi i 23 vjetori i Policisë së Kosovës ishte shënuar përmes një ceremonie të organizuar morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla të cilët shfrytëzuan rastin t’i urojnë policët por edhe të kërkojnë nga ta që të rrisin kapacitetet.

Por, në 24 vjetorin e Policisë së Kosovës, kryeministri këtë vit ka udhëtuar për në Estoni, ndërsa presidentja aktualisht është në Shqipëri.

Në vitet e fundit Kosova ka aplikuar dhe synon të bëhet anëtare e UNESCO-s, INTERPOL-it, Këshillit e Evropës e organizata të tjera.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë janë 117 vende që e njohin shtetin e Kosovës.

Në shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Uashington, në bazë të së cilës Serbia është dashur të pezullojë fushatën për çnjohjen e Kosovës, ndërsa Kosova është dashur të respektojë një moratorium njëvjeçar, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy