Britania do ta shpallë Wagnerin e Rusisë organizatë terroriste

by Nexhat

Britania do të shpallë grupin mercenar rus Wagner si një organizatë terroriste, duke e bërë të paligjshme anëtarësimin ose mbështetjen e saj, tha qeveria e këtij vendi të mërkurën.

Një draft-urdhri që do të paraqitet para parlamentit do të lejojë që pasuritë e Wagnerit të kategorizohen si pronë terroriste dhe të konfiskohen, tha ministria e brendshme në një deklaratë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

banner

Ministrja e Brendshme Suella Braverman e përshkroi Wagnerin si “të dhunshëm dhe shkatërrues”. Ajo kishte vepruar si “një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit jashtë shtetit”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy