Ditë më parë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e ka emëruar të bijën, Dhurata Zeqiri në postin e drejtoreshës së Kulturës.
E lidhur me këtë, kryetari Zeqiri tha se këtë e ka bërë në mungesë të kuadrit për ta kompletuar kabinetin.
“…Duhet të njihen specifikat në vendbanimin ku jetojë. Ne jetojmë në fshatin Çabër dhe të gjithë janë farefis. Është bërë për shkak të mungesës së kuadrit”, tha ai për Telegrafin.
Sipas tij, me të gjitha përpjekjet për ta shtrirë komunikimin nuk kanë arritur të themelojnë kompletojnë kabinetin në mungesë të kuadrit dhe të interesuarve.
Ai tha më tej se u ka bërë thirrje edhe partive tjera politike po që nuk ka hasur në bashkëpunim