Christine Baumgartner, e cila aktualisht është e ndarë nga Kevin Costner, ka shprehur synimin e saj për të vazhduar arsimimin e saj dhe për të kërkuar punësim pasi deshtoi te merrte shumen e majme nga divorci me yllin e famshem hollivudian.
Në një paraqitje në sallën e gjyqit në Santa Barbara të enjten, Baumgartner u bashkua me ish-bashkëshortin e saj për të diskutuar planet e tyre pas divorcit. Ajo tha: do të shikoj hapat që duhet të ndërmarr dhe çdo shkollim që duhet të bëj dhe do të hyj në fuqinë punëtore”, siç raporton “People”.
Nga ana tjetër, Kevin Costner shprehu shqetësimin e tij parësor për tre fëmijët e tyre, të cilët i ndan me ish-modelen. Ai pranoi se jeta e tij është ndërprerë ndjeshëm nga procedurat e divorcit dhe tha: “Më duhet të kujdesem për detyrimet që janë tashmë në vend, kam shumë përgjegjësi për të cilat duhet të kujdesem”.
Në një zhvillim të mëvonshëm, gjykatësi vendosi në favor të yllit të “The Bodyguard”, duke i dhënë ish-bashkëshortes së tij 63,209 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, në vend të 161,592 dollarëve që ajo kishte kërkuar.
Baumgartner, 49 vjeçe, kishte kërkuar një shumë më të lartë, duke pohuar dëshirën e saj që tre fëmijët e tyre – Cayden, 16, Hayes, 14 dhe Grace, 13 – të ruanin një mënyrë jetese të ngjashme me atë që kishin përjetuar gjatë qëndrimit me të.