Kryeministri Kurti udhëton për në Estoni

by informim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë udhëtuar sot për në Tallinn të Estonisë, kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit, ata do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të “Open Government Partnership”, që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë.

banner

Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit kryeministri do t’i drejtohet Asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Krahas takimeve tjera, gjatë ditës kryeministri Kurti po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy