Nuk e njeh Kosovën, por falë Rrahmanit flamuri ynë merr jehonë në Rumani nga Rapidi: ‘Lewa’ në stërvitje

by Nexhat

Rumania është njëri nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë ky shtet është bërë një trampolinë për futbollistët kosovarë, pasi fillimisht Ermal Krasniqi e tani Albion Rrahmani janë transferuar nga kampionati ynë në atë rumun.

banner

Sulmuesi llapjan, Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrë perfekt aventurën te Rapidi i Bukureshtit, pasi në dy ndeshjet e para ka shënuar katër gola.

E falë paraqitjeve fantastike të Rrahmanit, flamuri i Kosovës po publikohet shpesh herë në faqen zyrtare të Rapidit të Bukureshtit.

Klubi i madh rumun tani ka publikuar disa foto të Rrahmanit në stërvitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ku sulmuesi është ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator.

Madje nofka që Albion Rrahmani e barte sa ishte në Kosovë si ‘Lewa’ ia kanë vazhduar edhe rumunët dhe këtë e ka publikuar Rapidi.

“Lewa në stërvitje”, ka shkruar Rapidi duke vendosur edhe flamurin e Kosovës në këtë postim.

Nuk është hera e parë kjo që skuadra rumune vendos flamurin e Kosovës në faqen e tyre, pasi edhe në postimet e mëhershme për Rrahmanin ka valëvitur flamuri ynë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy