Alarmon Guterres: “kolapsi i klimës ka filluar”

by Merita

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi sot se klima është në kolaps, pasi Observatori Evropian i Kopernikut tha se viti 2023 ka të ngjarë të jetë viti më i nxehtë në histori.

Temperaturat mesatare globale gjatë tre muajve të verës (qershor, korrik, gusht) të vitit 2023 ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë nga shërbimet e motit: kjo është ajo që njofton Observatori Evropian Copernicus, sipas të cilit 2023 do të jetë ndoshta viti më i nxehtë në histori.

banner

“Duke marrë parasysh nxehtësinë e tepërt në sipërfaqen e oqeaneve, 2023 ka të ngjarë të jetë viti më i nxehtë (…) që njerëzimi ka njohur ndonjëherë,” Samantha Burgess, nënkryetare e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S).

“Planeti ynë sapo ka kaluar një sezon të nxehtë: vera më e nxehtë e regjistruar. Kolapsi i klimës ka filluar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy