Trajtimi shëndetësor jashtë institucioneve publike, Vitia jep detaje për udhëzimin e ri administrativ

by Nexhat

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, ka dhënë detaje për udhëzimin administrativ rreth trajtimit mjekësor jashtë institucioneve publike.

Udhëzimi administrativ përfshin thjeshtëzimin e procedurave të aplikimit për qytetaret.

banner

Po ashtu kjo do të bëhet me caktimin e çmimeve referente.

”Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës”, është një tjetër detaj dhënë nga Vitia.

Po ashtu Vitia ka thënë se” njëjtë do të përfitojnë edhe personat deri në 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që janë përfitues të ndihmës sociale”.

Në fund të postimit në Facebook, ai thotë se kriteret do të sigurohen me transparencë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy