Transferimet e mëdha në Arabinë Saudite, Ronaldo: E kam thënë më përpara, por më quanin të çmendur

by Nexhat

Nga grumbullimi me Portugalinë, Cristiano Ronaldo rikthehet për të folur sërish, duke komentuar përsëri merkaton faraonike të Ligës Pro të Arabisë Saudite, me këta të fundit që ia kanë dalë të sigurojnë shërbimet e shumë futbollistëve cilësorë nga Evropa.

“Unë e dija se do të ndodhte kështu në Arabi. E thashë troç gjashtë muaj më parë, por më morën për të çmendur…Kampionati saudit është i bukur, por ju gjykoni pa i parë ndeshjet. Është një ligë e mirë dhe e fortë. Po e shihni vetë se çfarë po ndodh me merkaton dhe afrimet.

banner

Por, në fund të fundit po rezulton se i çmenduri nuk është kaq i çmendur. Dhe po rezulton të jetë normale të luash në Arabinë Saudite. Për mua ishte një privilegj i madh të ndryshoja kulturën e një vendi në aspektin futbollistik dhe të shihja yje të mëdhenj të shkojnë në Arabinë Saudite”, – tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy