“Kam marre virusin US Open. Ndihem i dërrmuar “. Është një frazë që shumë tenistë e kanë shqiptuar në 10 ditët e fundit në US Open 2023, turneu i fundit Grand Slam që po zhvillohet në Nju Jork.

Ndërsa në Big Apple po rishikohen maskat dhe po monitorohet varianti Pirola i Covid-it, një virus që ka dobësuar më shumë se një sportist duket se po përhapet mes dhomave të zhveshjes dhe fushave.
Protokollet nuk parashikojnë tampona për lojtarët, nuk ka asnjë bazë për të hipotezuar korrelacione dhe lidhje me rritjen e infeksioneve me Covid të regjistruara në verilindje të Shteteve të Bashkuara në javët e fundit.
Lista e lojtarëve të ‘dërrmuar’, me simptoma të ngjashme me gripin, po rritet.
Ons Jabeur, një nga emrat e mëdhenj në qarkun WTA, është përballur me një gjendje të tillë.
Austriaku Dominc Thiem u desh të tërhiqej në setin e dytë në raundin e dytë, për shkak të një virusi që e goditi në stomak.
Emil Ruusuvuori u tërhoq para debutimit të tij.

Tennys Sandgren, i cili nuk i kaloi kualifikueset, në kthimin e tij në shtëpi bëri një permbledhje: “Kam kapur virusin US Open. Në një farë kuptimi, unë jam ende në turne, por jam në shtëpi”.
Në fushë, kamerat përjetësuan polakin Hubert Hurkacz në vështirësi në stol, teksa ndërroi fushën në ndeshjen me britanikun Jack Draper.
New York Times shpjegon se jo vetëm lojtarët janë prekur nga këto lloj shqetësimesh.
John McEnroe, një nga interpretuesit më të mëdhenj të tenisit dhe tani një komentues për ESPN, doli pozitiv në Covid pasi ndjeu simptoma.
Nga ana tjetër, në US Open, mijëra spektatorë mbërrijnë çdo ditë dhe hyrja në ambiente, si në çdo aktivitet sportiv, kufizohet vetëm në posedimin e një bilete.
Deri në vitin 2021, për të hyrë në stendat ishte e nevojshme të tregohej një certifikatë vaksinimi.