Zbulohen tre skuadrat angleze që Joao Felix refuzoi për t’iu bashkuar Barcelonës

by Nexhat

Joao Felix ka kompletuar huazimin te Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga Atletico Madrid.

Dëshira e portugezit ishte vetëm Barcelona dhe përkundër ofertave të tjera ai priti deri në fund për t’iu bashkuar katalunasve.

Felix në momentin e prezantimit te gjiganti katalunas deklaroi se ka bërë realitet një ëndërr fëmijërore.

“Të gjithë e dinë se sa i lumtur jam. Unë kam punuar për të qenë në këtë klub. Është një ëndërr e fëmijërisë, kam ardhur këtu për të ndihmuar dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm”, tha Felix në momentin e prezantimit.

Por tani mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka zbuluar se Felix ka refuzuar tre skuadra nga Liga Premier për Barcelonën.

Manchester United, Aston Villa dhe Liverpool ishin tre skuadrat që tentuan transferimin e portugezit, por vet Felix ishte ai që i refuzoi.

Për më tepër ‘The Reds’ ishin të gatshëm për një shkëmbim mes tij dhe Darwin Nunez. Por, në fund gjithçka shkoi sipas planeve të Felix i cili ishte i qartë për objektivin e tij dhe idenë për të luajtur vetëm me Barçën. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy