Bajrami për opsionin e MASHTI’t për librat: Buxhetit i kushtoi dyfish më shtrenjtë

by informim

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, në “Frontal” të T7 ka folur për çështjen e librave.

Ajo tha se opsioni i MASHTI’t për tekstet shkollore i ka kushtuar buxhetit të shtetit dyfish më shtrenjtë.

banner

“I kushtoi buxhetit shpenzim dyfish më shtrenjtë”, tha ajo.

Sipas Bajramit, ka pasur disa probleme për këtë çështje.

Ajo ka përmendur edhe bllokimin e xhirollogarive të prindërve nga përmbaruesit.

“Ka thënë 4.5 milionë të ndara, e di që nuk bëhet, e më pas e kemi pasur vendimin e Qeverisë me mbi 13 milionë”, tha ajo.

“Ndan libra për Preshevën e i lë fëmijët preshevarë në Kosovë pa libra, të cilët paguajnë taksa… Sot është dashur të flitet për digjitalizimin e arsimit, që duhet të fillojë, e di që nuk bëhet brenda një viti. Nuk ka riorganizim”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për reformën e ish kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati. Sipas saj, Qeveria duhet ta bind popullin që fëmijët dëmtohen nëse ka pak nxënës në klasë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy