Bislimi në Holandë, iu flet studentëve atje për procesin e ngociatave me Serbinë

by informim

Numri dy i Qeverisë së Kosovës dhe njeriu që kryeministri Albin Kurti ia ka besuar negociatat me Serbinë, Besnik Bislimi, dje është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, një javë para takimit të nivelit të lartë në Bruksel.

Detaje për përmbajtjen e bisedës Bislimi-Lajcak u dhanë shumë pak. Megjithatë sot zëvendëskryeministri Bislimi gjatë një bisede me studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Leiden në Hagë ka folur për dialogun me Serbinë dhe për Marrëveshjen e Ohrit të arritur këtë vit.

banner

Bislimi ka thënë se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe kushtëzime, përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar dhe gjithpërfshirës.

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi prapavijën e procesit të dialogut me Serbinë dhe Marrëveshjen Bazike të arritur këtë vit. Ai tha se marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushtëzime, përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar e gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy