Deputeti i Parlamentit Evropian kritika ndaj Borrell-it në lidhje me Kosovën 

by Merita

Deputeti i PE-se, Reihnard Butikofer, ka përdorur rrjetin social X për të adresuar kritika ndaj shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Butikofer ka akuzuar Borrell-in se është duke vepruar ndaj Kosovës në formë paragjykuese si shteti i tij Spanja, që akoma nuk e ka njohur pavarësinë e vendit dhe se sipas tij ky i fundit duhet ta marrë shembull shefin e NATO-së, Jens Stoltenberg, për qasjen ndaj politikës kosovare.

banner

“E mirëpres shumë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk po iu bashkohet politikanëve të shumtë të ShBA-së dhe BE-së që kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike me Kosovën kohët e fundit, duke e përjashtuar në mënyrë efektive vendin. Politika Kosovë/Serbi nga SHBA-ja dhe BE-ja është e njëanshme në favor të Serbisë, vendos standarde të dyfishta dhe injoron në masë të madhe se Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane matëse të politikës së tyre”.

“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe ShBA-së. Shefi i Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell, më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-Kosovës si ato të atdheut të tij spanjoll. Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe Qeveria e Kosovës. Por thjesht nuk është e pranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë. Ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kundër angazhimeve të tij, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme, tolerohen me durim të pafund”, ka thënë Butikofer, shkruan Klankosova.tv

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy