Franca me një këmbë në Gjermani pas fitores kundër Irlandës

by Nexhat

Franca ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 kundër Irlandës për të marshuar sigurt për në Euro 2024. Aurelien Tchouameni (19’) dhe Thuram (48’) shënuan golat për Francën të cilët prin në Grupin B me 15 pikë.

5 ndeshje, pesë fitore ky është bilanci i Francës në kualifikime për Euro 2024.

Nënkampioni botës mund të konsiderohet se ka kaluar në fazën tjetër të kualifikimeve me fitoren e sotme pasi që ka 9 pikë më shumë se vendi i dytë dhe i tretë në Grupin B, Holanda përkatësisht Greqia.

Qysh në minutën e katër Franca ka mundur të shënojë gol por dështoi për të shënuar.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 19-të dhe u shënua nga Aurelien Tchouameni, i cili shënoi ndoshta golin e dytë më të mirë gjatë natës së sotme pas atij të Nedim Bajramit.

Goli tjetër për Francën erdhi në minutën e 48-të dhe u shënua nga Marcus Thuram në minutën e 48-të.

Me këtë fitore Franca arrin në kuotën e 15 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara dhe çfarë është më e rëndësishme, skuadra franceze nuk ka pranuar asnjë gol në këto ndeshje dhe ka golëdallim 11:0.

Kjo do të thotë se Francës i duhet vetëm një fitore për të arritur në Euro 2024 në Gjermani dhe atë mund ta arrijë në muajin tetor kur do të luajë si mysafirë i Holandës më 13 tetor . 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy