Gjykata Supreme e Francës hedh poshtë apelin për kostumin abaja

by Nexhat

Gjykata Supreme e Francës e ka miratuar ndalesën kontroverse për veshje të kostumit abaja në shkolla.

Gjykata e ka refuzuar të enjten një apel urgjent të Asociacionit për Mbrojtje të të Drejtave të Myslimanëve kundër ndalesës ndaj kostumit të veshur nga gratë myslimane.

banner

Sipas gjykatës, ndalesa nuk përbën ndalesë serioze në liritë themelore.

Prej nisjes së vitit shkollor këtë vit, ministri francez i Edukimit, Gabriel Attall, e ka ndaluar veshjen e kostumit abaja dhe veshjen e kostumit të ngjashëm për burrat.

Ai e ka bazuar këtë vendim në ndalesën për paraqitje të simboleve fetare në shkollat e Francës, të cilat janë të përkushtuara në sekularizëm – ndarjen e plotë mes shtetit dhe fesë.

Gjykata franceze ka thënë se rritja e numrit të personave që e veshin kostumin abaya në shkolla ka prapavijë fetare dhe ligji ua ndalon nxënësve në shkolla që të veshin diçka që jep shenja për lidhjet e tyre me fenë.

Mbulesa në kokë ka kohë që është ndaluar në Franë.

Ky shtet ka ligje të ashpra për sekularizmin në të gjitha fushat e shoqërisë, çka me raste ka nxitur tensione në mes të popullsisë diverse./REL

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy