Haradinaj: Mocioni ndaj Qeverisë Kurti është në shërbim të vendit

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia që ai drejton vazhdon të besojë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është opsioni i vetëm për dalë nga kriza.

“Besoj se guximi politik i Aleancës, guximi për t’i marrë përsipër rreziqet e mocionit është në shërbim të vendit. Po them rreziqet sepse duam t’i dalim ballë një pushteti të kapur, me lidhje e shkurta, me korrupsionin që po i del në dritë, me agjendën që po na armiqëson me ata që i kemi në interes jetik, me dëmet që po ia shkakton vendit si në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm është ndihmesë, ne e kemi ndihmuar opozitëbërjen me guximin tonë për mocion”, tha Haradinaj.

banner

Haradinaj tha se bashkimi i votës së opozitës për rrëzimin e qeverisë është në interes të Kosovës, derisa mungesa e koordiminit të opozitës është në shërbim të kryeministrit Kurti.

“Ata që e dojnë Kosovën nuk ishte dashtë t’i pengoj nxitimi i Aleancës nëse është nxitim, se ne jemi vonu, por nëse është nxitim, unë besoj se bashkimi i opozitës me votë në mocion është fitore e demokracisë në Kosovë, është fitore e Kosovës, është e arritur e respektuar vetëm bashkimi i votës tonë”, tha Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy