Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca se ’gara do të jetë për vendin e dytë’, tha se LDK garon vetëm për vendin e parë.
Ai tha se eksponentët kryesorë të Vetëvendosjes ende besojnë se 15 shkurti nuk ka ndodh, por sipas tij, në vitin e tretë të qeverisjes, kjo parti nuk ka realizuar asnjë premtim të saj.
“Nënkryetari i parë, është nënkryetari i Kuvendit, është më i matur në deklaratë se të tjerët, më i kujdesshëm nga njëherë, por kam besu që ka dalë prej 14 shkurtit si rrethanë e re, sepse eksponentë kryesorë të Vetëvendosjes besojnë që ende 15 shkurtit s’ka ndodhë. Ne jemi në vitin e tretë të qeverisjes, asnjë problem në këtë vend nuk u zgjedh, jo sipas premtimeve që i ka dhënë vetë. Por, nëse muj me parafrazu një mik timin, i cili e ka thanë në mënyrën më të mirë, zoti Kurti asgjë nuk ka ba çka ka thanë, ka ba gjithçka që nuk e ka thanë. Kurrgjë nuk ka realizu çka ka thanë, krejt çka ka ba është diçka që s’ka thanë”, tha Haziri.
Ai tha se LDK tani ka identifikuar ‘fajin’ pse ka dalë si partia e dytë në shumicën e rasteve, por tani thotë se është rikuperu si parti.
“LDK-ja vetëm për vendin e parë. Ne i dimë dhimbjet tona politike. Ne e kemi identifiku fajin tonë pse kemi dalë parti e dytë shumicën e rasteve, dhe njehërë parti e tretë. Ne i dimë problemet e tona. LDK-ja e ka fitu LDK-në, ndarja e dhimbshme, e cila nuk ka mundur me u shëru deri tash, por mobilizimi i LDK-së, anëtarësisë së LDK-së dhe dalja përtej nesh, në mobilizim ose në rikthim të besimit, sepse LDK-ja sot nuk flet për anëtarësinë e vet, ne e kemi rikthy humbjen e madhe të 14 shkurtit si votë e pakënaqësisë. Sipas sondazheve, sot LDK-ja është rikuperu nga ai ai defekt, sepse njerëzit tanë e kanë pa nëse ka pasë prej tyre që kanë thënë ‘pakënaqësi për shkak të zhvillimeve të brendshme, ose t’i provojmë edhe këta’. Janë provu tash, nuk ka nevojë ma shumë, nuk po them që dita e mirë shihet në mëngjes në qeverisje, po në vitin e tretë nuk ka asnjë problem të zgjidhur. Përveç kësajna, është kompliku aq shumë politikisht, janë prodhu shtatë kriza e që Kosovën e ka çu në kufizime ndëshkuese ndërkombëtare”, tha Haziri.