Japonia lëshon raketën HII-A që do të eksplorojë origjinën e universit

by Nexhat

Japonia lëshoi të enjten një raketë që mbante një anije të vogël hapësinore që është në gjendje të ulet në sipërfaqen e Hënës dhe një teleskop me rreze X. Raketa synon të eksplorojë origjinën e universit.

Agjencia Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës Ajrore e njohur si JAXA transmetoi lëshimin e raketës HII-A nga Qendra Hapësinore Tanegashima në Japoninë jugperëndimore.

banner

Raketa do të vendosë në orbitën e Tokës një satelit të quajtur Misioni i Imazherisë dhe Spektroskopisë me Rrezet X, ose XRISM, i cili do të masë shpejtësinë dhe përbërjen e asaj që ndodhet midis galaktikave.

Gjithashtu në bordin e raketës është edhe Anija Inovative për Eksplorimi e Hënës, një anije e vogël hapësinore që është në gjendje të ulet në sipërfaqen e Hënës, i cili ka të ngjarë të tentojë një ulje në fillim të vitit të ardhshëm.

Lëvizja vjen në një kohë kur bota po i kthehet sërish sfidës për të shkuar në Hënë. Vetëm katër vende kanë zbritur me sukses në Hënë, SHBA, Rusia, Kina dhe India./VOA/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy