Latifi: Ndoshta është kfjellë Kurti, duhet lënë fjalët e forta

by Nexhat

Analisti Blerim Latifi teksa po komenton takimin që pritet të mbahet me 14 shtator mes kryeministri Kurti e presidentit serb Vuçiq, tha se kryeministri ynë duhet të tregohet më fleksibil dhe “është mirë mi lënë fjalët e forta”.

Sipas analistit Blerim Latifi, nëse vazhdohet me këtë “rezistencë”, duke iu referuar vendimeve të Kurtit, vendi mund të ndëshkohet me pezullim të liberalizimit të vizave.

banner

“Nëse vazhdojmë me këtë rezistencë kokë fortë, mi tregu botës që  nuk lëshojmë pe, mundemi me shku me ndëshkimin tjetër që është pezullimi i liberalizimit të vizave”, tha Latifi në Pressing, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, vetëm prapa po shkon shteti ynë, dhe për të shkuar përpara ai thotë se kryeministri duhet të jëtë fleksibil.

“Përpara shkohet tu qenë kryeministër fleksibil….Politika është më komplekse dhe duhesh me negociu, duhesh me u tërheq najherë për me realizu një pozicion tjetër”, tha ai tutje.

“Jo vec me këmbëngul dhe pastaj me i pritë ndëshkimet”, u shpreh ai.

Prandaj, Latifi thotë që Kurti duhet lënë fjalët e forta.

“Unë shpresoj që mbase është kfjellë pak Kurti dhe përnime të tregohet fleksibil. Është mirë si kryeministër me i lënë fjalët e forta, fjalët e mëdha, e me i lënë premtimet kategorike. Ato i kënasqin do militanta, e vendit nuk i sjellin dobi”, tha Latifi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy