Osmani i përgjigjet Stoltenbergut, thotë se marrëveshja e vitit 2013 vlen për FSK-në, por jo dhe për Policinë

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2013 përmendet vetëm Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe jo edhe Policia e Kosovës.

Kështu tha Osmani gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg.

banner

Osmani tha se si presidente insiston që bashkëpunimi me aleatët e Kosovës duhet të vazhdojë për gjithë territorinë Kosovës.

“Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm FSK-ja. Policia e Kosovës ka vepruar dhe ka ushtruar mandatin e vet kushtetues në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada.

Dje e festuam dhe shënuam përvjetorin e Policisë së Kosovës dhe që është forca më profesionale dhe shumë etnike. Si parim i koordinimit, si presidente insistojë që bashkëpunimi me aleatët tanë jo vetëm për veriun, pasi kemi dhe jugë, lindje, perëndim..Duhet të punojmë me aleatët tanë për secilin centimetër të territorit për gjithë rajonin…”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu tha se do të vazhdojnë të punojnë së bashku me aleatët e Kosovës, duke përmendur kështu edhe sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it të datës 29 maj nga strukturat ilegale serbe.

“29 maji na ka treguar të gjithëve se ata që janë kundër Kosovës janë dhe kundër NATO-s. Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it ka shfaqur këto forca destruktive keqdashëse që duan të sulmojnë sistemin e bazuar në vlerat mbi të cilat ndërtohemi ne. Sigurisht që punojmë me NATO-n dhe KFOR-in. Marrëveshja e vitit 2013 ka qenë  e ngushtë dhe për të gjitha institucionet tona të sigurisë ne synojmë që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e institucioneve euroatlantike”, ka thënë Osmani.

E para e vendit, potencoi se ka forca keqdashëse që po mundohen ta sulmojnë Kosovën.

“Për shkak se Kosova është forcë historike e NATO-s, ka forca keqdashëse që duan ta sfidojnë dhe rrënojnë atë. Nuk duhet ta lejojmë këtë që të ndodh. Kosova dhe rajoni rrezikojnë të bëhen pika të ndezjes për shkak të keqdashjes ruse dhe agjendës destabilizuese të duarve të zgjatura.

Kosova po jeton ndërhyrje të huaja të paligjshme  dhe obstruksion të autoritetit legjitim të vendit tonë në veri dhe në shumë raste kjo ka sjellë dhe agresion siç është definuar nga e drejta ndërkombëtare dhe praktikat. Veriu i Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani theksoi se nuk do të lejojnë që veriu i Kosovës të bëhet fushë betejë e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonal.

Ajo po ashtu u shpreh se janë të përkushtuar për ta integruar komunitetin lokal duke i ruajtur të drejtat e tyre.

Osmani gjatë fjalës së saj ka falënderuar NATO-n për prezencën dhe ndihmën e deritanishme në Kosovë për të ofruar siguri dhe stabilitet.

E para e shtetit të Kosovës ka thënë se sulmet në veri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe sulmuesit duhet të dalin para drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy