Osmani thotë se Serbia po merr mbështetje nga BE-ja pavarësisht koordinimit të saj me Rusinë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë konferencës që pati me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur 48 bazat ushtarake serbe që janë rrotull kufirit me Kosovën.

E para e shtetit tha se përderisa Serbia po e rrit bashkëpunimin dhe po koordinohet me Rusinë për politikën e jashtme, e kundërta po ndodhë me Kosovën.

banner

“Kosova është në përputhje të plotë me çdo vendim të politikës së jashtme dhe sigurisë me BE-në e NATO-n. Besoj që është shumë e qartë se kush janë partnerët e komunitetit euro-atlantik në rajonin tonë, por jemi të vetëdijshëm që përafrimi i Serbisë me Perëndimin është në interes të të gjithë neve”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se Serbia, duhet t’i kryej disa detyra shtëpie përpara se ta merr mbështetjen nga BE-ja.

“Serbia duhet të bëjë së paku disa detyra shtëpie, përpara se ta merr atë mbështetje që po e merr aktualisht sepse fondet e BE-së duhet të shkojnë krah për krah me vlerat e BE-së dhe kjo nuk po ndodh aktualisht”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy