Pjesa e parë mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë është mbyllur pa gola me të dy skuadrat që ishin shumë të kujdesshme.
Rastin e parë në ndeshjes e kishin çekët, që rrezikuan në minutën e 25-të, por gjuajtja e Tomas Soucek u prit lehtësisht nga Etrit Berisha.
Shqipëria kishte një kundërsulm shumë të mirë, por Jasir Asani mbeti në pozitë jashtë lojë dhe rasti shkoi huq.
Pas tij Nedim Bajrami në minutën e 30-të u rrëzua në zonë, por gjyqtari anglez Taylor nuk sinjalizoi penallti.
Në fundin e pjesës së parë Soucek goditi, por gjuajtja e tij u bllokua nga Ardian Ismajli.
Në kohën shtesë, Sokol Cikalleshi mori një top të mirë në zonë, por ai e pranoi me dorë.