Thaçi: Serbët nuk duan të integrohen në shtetin e Kosovës, të gjithë po e injorojnë këtë

by Nexhat

Jusuf Thaçi, analist, ka thënë në Pressing të T7, të enjten se po injorohet një fakt se “serbët e Kosovës nuk po duan të integrohen për shkak se shteti qeveriset nga shqiptarët”.

Ai ka thënë më tutje se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti po e vazhdon procesin e njëjtë të dialogut me Serbinë.

banner

”Qeveria po vazhdon njëjtë me procesin e njëjtë që ka fillu para 12. Ne po vazhdojmë të refuzojmë disa fakte. Serbët nuk pranojnë me u intetgru, është e pamundshme. Nuk po them që kemi bërë gjithçka, por edhe sikur të kishim bërë gjithçka, serbët qartazi nuk duan me u integru një vend ku qeverisë shumica shqiptare“, ka thënë Thaçi.

Më tutje, ai ka deklaruar se Veriu praktikisht nuk është ndarë rastësisht, duke përmendur ndërkombëtarët.

”Fakti i dytë është se Veriu atje nuk është i ndarë rastësisht, e ka nda ndërkombëtarët. Atë ndarje praktike joformale e kanë konkretizu ndërkombëtarët“, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, jo e gjithë bashkësia ndërkombëtare është me Kosovën. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy