Aleanca e re në opozitë, Berisha: Ftoj Bardhin që të votohet si kreu i grupit të PD-së

by Nexhat

Duket se mosmarrëveshjet mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit janë sheshuar dhe tashmë është e qartë që kjo dyshe është bërë bashkë kundër kryetarit të Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha.

Mes betejës më të fundit brenda Partisë Demokratike , e më specifikisht mes Bashës dhe Bardhit se kush është kreu i grupit, Berisha e ka një zgjidhje. Sigurisht ai mbështet Gazment Bardhin, të cilin e ka ftuar edhe që të bëhen zgjedhje të reja ku ai të kandidojë, pasi është i sigurt se gëzon mbështetjen e deputetëve.

banner

“Gazment Bardhi është i ftuar me gjithë deputetët që mbështetën haptas primaret dhe këtu ishte një ndryshim themelor. Se kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. E kam shprehur në mënyrën e përsëritur edhe publikisht, edhe privatisht që Bardhi është i mirëpritur të votohet edhe për kreun e grupit të PD. Ai ka një grup deputetësh që janë të PD që e mbështesin dhe janë të mirëpritur dhe e kam theksuar janë të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëllim nuk është tani, por që kur kanë shprehur se respektojnë primaret”, tha Berisha.

Madje ka zgjedhur që ta quajë si “kreun e grupit të bashkuar parlamentar”.

“Gazment Bardhi kryeson një grup deputetësh, është realitet. Ky grup deputetësh, bashkë me deputetë të tjerë do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkuar parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë lloj hezitimi Gazment Bardhi apo cilido që do votojnë deputetët. Kjo është e tëra”, u shpreh Berisha.

Pak ditë më parë, me ftesë të Gazment Bardhi u mbajt tryeza e përbashkët me të gjithë deputetë e opozitës, përfshirë edhe Sali Berishën. Qëllimi ishte unifikimi i aksionit opozitar në sesionin e ri parlamentar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy